Inceneratorët| Avokati: Hetimi i cekët, Arben Dervishaj s’ka mbajtur detyra publike
Ish-zv. prokurori i përgjithshëm, Fatos Dervishi tha për “Review” në Euronews Albania se hetimi për inceneratorët është i cekët.
“Të hetosh është art, nuk është thjesht të mbledhësh dokumente,” – u shpreh ai.
Sipas tij bëhet fjalë për një hetim të njëanshëm duke përmendur këtu edhe arrestimin e biznesmenit Arben Dervishaj.
“Arben Dervishaj është i pafajshëm në masën më të lartë që mund të ekzistojë. Hetimi është i cekët, i njëanshëm, nuk është komplet shterues, ka nxituar në kryerjen e hetimeve. Hetimi do kohë, nuk mund të shkosh vetëm të mbledhësh dokumentet nëpër zyrat e shtetit apo të kujto që ke kërkuar dokumente,” – u shpreh avokati.
Dervishi tha se janë vënë para drejtësisë vetëm supervizorët privatë, ndërkohë që ata shtetërorë vijojnë të jenë të lirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus