Luftë të brendshme mes Ahmetajt, Ramës e Veliajt? Përgjigjet Taulant Balla

27 Shkurt 2023 | 11:25

“Nuk e pengojmë drejtësinë”- kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, kur u pyet nëse ka luftë të brendshme mes Arben Ahmetajt, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se në lidhje me çështjen e Ahmetajt kanë votuar për një raport që të ketë komision hetimor.

Ndër të tjera ai nuk la pa përmendjen çështjen e CEZ/ DIA, për të cilën u thirr në SPAK pak ditë më parë Meta dhe çështjen e Gërdecit.

“Çfarë s’kam dëgjuar. PS ka votuar një raport dhe ai qëndrim është qëndrimi ynë për këtë çështje. E vërteta është që PS-ja vazhdon t’i mbetet qëndrimit se jemi një republikë parlamentare, drejtësia bën punën e vet, Kuvendi bën punë ne vet dhe secili duhet të vazhdojë punën. Ne nuk jemi nga ata që pengon punën e drejtësisë. Ky ka qenë një nga rastet e pakta që ka pasur një raport të komisionit hetimor dhe është votuar. Kemi dhe një raport tjetër, për privatizimin e OSSH-së, ku shqiptarët humbën 418 mln euro. Unë e mbështes SPAK për hetimin, shqiptarët duan që të gjithë këto dosje, si Gërdeçi, 21 Janari, CEZ/DIA të hetohen me paanshmëri dhe të vendoset drejtësi”- theksoi Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026