A keni frikë se Putin do përdorë armë bërthamore? Përgjigjet ambasadori i Ukrainës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri dha këtë të hënë një intervistë për Euronews Albania, ku u pyet dhe në lidhje me kërcënimet bërthamore që vijnë nga Rusia.
Ambasadori deklaroi se nëse bëjmë një analizë objektive, nuk ka asnjë arsye që Moska të përdorë armë jo-konvencionale në Ukrainë.
Ndërkohë që duke u ndalur tek gjendja psikologjike e Putin, ai tha se prej tij mund të pritet çdo hap, qoftë ky dhe jo logjik.
Pjesë nga biseda:
Esmeraldo Mulaj: I trembeni përdorimit të armëve bërthamore? Shumë herë ka shqetësime që vijnë që Putin është i gatshëm të bëjë gjithçka për të fituar luftën në Ukrainë?
Ambasadori Volodymyr Shkurov: Është e vërtetë se kjo çështje po diskutohet, sidomos gjatë kohëve të fundit. Ka shumë publikime në lidhje me këtë në media. Sigurisht nëse ne flasim për gjendjen psikologjike të lidershipit rus, çdo gjë mund të jetë e pritshme, çdo hap, qoftë edhe një hap jo logjik.
Nëse flasim për të dhëna objektive, atëherë nuk ka arsye objektive për të përdorur armë bërthamore nga Rusia, pasi kjo vijon të mbetet një element më tepër i manipulimit politik. Po flasim këtu për kërcënime që kanë më tepër domethënie politike, ose dëshirë për vendosjen e një gjendjeje jo fort komode.
Po të ndalemi tek deklarata e Putin se Rusia do të ndalojë pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore, do të thotë që nëpërmjet një gare për armatimin bërthamor të përkeqësohet ndjeshëm dhe të minohet ekonomia e Perëndimit. A është e mundur të bëhet kjo? Këtë koha do ta tregojë.
Këto janë kërcënime të karakterit propagandistik për të gjetur argumente për dialogun e nesërm të paqes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë