Abazoviç: Ndërtimi i urës mbi Bunë do lidh dy vendet, por do ndihmojë dhe në turizëm
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviç së bashku me homologun shqiptar kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij Abazoviç theksoi se është krenar për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, që sipas tij jo vetëm do të lidh dy vendet por do të ndihmojë dhe në zhvillimin e turizmit.
“Jam krenar që kemi nënshkruar për ndërtimin e urës në Bunë që do të lidh dy shtet. Qëllimi është që njerëzit të kenë akses më të lehtë që të zvogëlohet trafiku. Po ashtu zhvillimi zonave do të jetë më i lartë. Dëshirojmë që të bëjmë çdo gjë edhe në segmente të tjera, në bujqësi, blegtori e shëndetësi. Ne jemi të dedikuar drejt integrimit europian. Mendoj se raportet Shqipëri- Mal i Zi janë shembull për Ballkanin Perëndimor.”-tha ai
Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.
Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.
Këto janë 2 prej 9 marrëveshjeve që u firmosën nga kryeministri Rama dhe Abazoviç.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh