Rama i “ngec” urën Abazoviç: Ju keni paga me të larta, projektin zbatojeni ju

27 Shkurt 2023 | 14:03

Ministrat e Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë nënshkruar në përfundim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve.

Marrëveshjet i hapin rrugë ndërtimit të një dogane të re në Shën Nikollë-Pulaj dhe një ure mbi lumin e Bunës që do të afrojë dy vendet.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun malazez Dritan Abazoviç theksoi se projekti i zbatimit të urës mbi lumin Bunë është bërë me fondet e Shqipërisë.

Në fjalën e tij Rama mesa duket ia ka ‘ngecur’ ndërtimin e urës Malit të Zi, pasi iu drejtua Abazoviç duke i thënë se Shqipëria nuk do ua ndërtojë dhe urë.

“Projektin e zbatimit të urës e kemi zbatuar me fondet tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën. Siç i thashë dhe Dritanit këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta, e nuk shkon që t’ua paguajë Shqipëria dhe urën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026