Pse është rritur çmimi i banesave në Tiranë? Ja si përgjigjet pedagogu Petraq Milo
Pedagogu i ekonomisë, Petraq Milo ka analizuar rritjen e çmimit të banesave në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Milo u shpreh se paga mesatare në vend është 518 euro dhe rreth 42% e saj shkon për të blerë ushqime, çka e bën të vështirë blerjen e apartamenti.
Sipas Milos, një pjesë e apartamenteve blihen nga emigrantët, ndërsa një pjesë tjetër nga persona të cilët pastrojnë paratë dhe nuk u intereson sesa është çmimi.
“Burimet nuk janë vetëm pagat, të cilat sigurisht që nuk janë rritur. Paga mesatare është 518 euro për muaj, gjë që nuk lejon, pasi 42% e pagës në Shqipëri shkon për produkte ushqimore. Nuk është problemi sa është rritur masa e kursimeve, problemi është sa është kapaciteti i kursimeve për një person. Me pagat që kemi ne, është e pamundur që të blihet një apartament.
Por edhe kredia është vështirësuar, kriteret për marrjen e një kredie janë vështirësuar, për shkak të rrezikut apo masat e kujdesit që marrin sistemet bankare, që janë politikat e tyre. Edhe ky burim, nuk do thoja që është një burim që mund të justifikojë këtë çmim apo volum banesash. Ka një pjesë që mund t’i blejë disapora, duke dërguar paratë ose duke investuar vetë. Një pjesë tjetër është e pashpjegueshme, e cila sigurisht, duke pasur kërkesë për të formalizuar apo pastruar paratë, çmimi nuk ka rëndësi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje