A e keni dërguar Arben Ahmetajn në SPAK? Ilir Meta flet në “Now”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se për kallëzimet në lidhje me çështjen e inceneratorëve, është marrë më së shumti, paraardhësja e tij në detyrë, Monika Kryemadhi dhe nuk e di me siguri nëse ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj është kallëzuar në SPAK.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta u shpreh se Ahmetaj, por edhe të tjerë duhet të ndiqen penalisht edhe nëse nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
“Këtë gjë nuk mund ta them me siguri të plotë, sepse me këtë çështje është marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi mund të ishte intelekutorja më e përshtatshme sepse është marrë me shumë detaje me çështjen.
Por padyshim edhe ai mund të ishte dhe ai duhet të jetë për përgjegjësinë e tij, për aq sa e ka, për të gjitha ato vendime që ka kaluar në mbledhjet e qeverisë, edhe nëse nuk ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut