Shoferi i Unazës me diabet dhe zemër, a ishte në gjendje të drejtonte mjetin?
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur të hënën në zonën e Shallvareve. 9 makina dhe autobusi i linjës së “Unazës” janë përfshirë.
Dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm.
“Nuk e mbaj mend fiks çfarë ka ndodhur në atë moment. Vuaj nga zemra dhe nga diabeti,” – ka deklaruar shoferi.
Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore tha se në momentin e aksidentit shoferit mund t’i ketë rënë sheqeri.
“I kemi të kequshqyer, i kemi grupmosha të mëdha shoferët e autobusëve, pra duhet kontrolluar. Nuk lejohet,” – u shpreh Hoxha.
Sipas ekspertit ne nuk bëjmë studime që në bazë të tyre të dalim në konkluzione dhe të marrim masa.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 10 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta