Arlind Qorri shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

28 Shkurt 2023 | 11:12

Lëvizja Bashkë shpalli publikisht ditën e djeshme pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës.

Kandidati i kësaj force politike në Tiranë do të jetë pedagogu Arlind Qorri. Përmes një njoftimi në facebook Lëvizja bën me dije se ka nisur procesi i mbledhjes së firmave që do të mundësojë kandidimin e kandidatit Qorri në zgjedhjet loakle të 14 majit.

Ndërkohë që kjo force e re politike pretendon se ka një pengim të qëllimshëm nga ana e gjykatës për të shtyrë regjistrimin e partisë në gjykatë.

“Pavarësisht se paligjshmëritë e një gjykatësi të komanduar politikisht synojnë të na pengojnë, ne kemi vullnetin dhe të gjitha mundësitë që të kandidojmë në zgjedhjet lokale, duke mos lënë asnjë instancë ligjore pa u apeluar dhe duke ushtruar të gjithë presionin qytetar e kushtetues për t’i shtrënguar institucionet që të zbatojnë ligjet e vendit.

Në takimin e djeshëm, përpara se dhjetëra qytetarë të merrnin fjalën dhe të jepnin sugjerimet e tyre, Lëvizja BASHKË paraqiti shtyllat e programit të saj për kthimin e Tiranës në një qytet të jetueshëm. Po ashtu shpalosëm strategjinë tonë të shndërrimit të përpjekjes për Tiranën edhe në një model politik që nesër do të rrëzojë sistemin e kalbur politiko-ekonomik në fuqi dhe do t’i ndërrojë faqen vendit.

Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes BASHKË.

Pasi të sigurojmë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ, do të bëjmë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Që sot paradite ne jemi në rrugën përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që do të na mundësojnë realisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Në ditët në vijim do të mund të na gjeni edhe nëpër lagje dhe pika të tjera takimi brenda qytetit.  E vetmja fuqi që kemi është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Bashkë.

 

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026