“U shokova”- Qyetarët të ndarë për sigurinë e urbanëve: Aksident si gjithë të tjerët
Kamera e Euronews Albania ishte këtë të martë brenda autobusëve urbanë në Tiranë, për të përcjellë përjetimet e qyetarëve në lidhje me aksidentin e shumfishtë ditën e djeshme.
Qytetarët ishin të ndarë në opinionet e tyre të dhëna në lidhje me sigurinë e urbanëve në kryeqytet.
Kishte nga ata që e konisedronin ngjarjen si shokuese dhe tepër të rëndë për sigurinë e qytetarëve.
“Është turp, është gabim! Çfarë të thuash të shokuar nga ajo që ndodhi. Është më mirë se çfarë ka qenë, ka ndryshuar diçka për mirë. Por ka akoma punë për t’u bërë, rrugët janë këto që janë”, tha një burrë.
Por kishte dhe të tjerë të cilët e konisederonin thjesht si një aksident dhe hutim të shoferit.
“Aksident si gjithë aksidentet e tjera. Një hutim i shoferit dhe ndodhi. Siguria nuk varet nga ne. Nuk e frekuentojmë çdo ditë. Është aksident, s’ke çfarë i bën. Ne nuk e përdorim fare autobusin, vetëm kur shkojmë diku”, tha pensionisti.
Ndërkohë një vajzë e re u shpreh: “Nuk udhëtoj shpesh me urban, sa herë kam udhëtuar kam qenë e sigurt”.
LEXONI GJITHASHTU
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq