“Grupi L kujtoi se ra në pritë”- Zbardhet vrasja e hidraulikut shqiptar në Athinë

28 Shkurt 2023 | 16:49

Mediat greke kanë publikuar dosjen hetimore të vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, me profesion hidraulik, i cili u qëllua gjatë përplasjes mes bandave në lokalin Nea Joni në Athinë.

Hetuesit kanë zbardhur dinamikën e plotë të krimit, për të cilin tashmë akuzohen jo vetëm shqiptarët, anëtarë të bandave rivale, por edhe tre sirianë, miq të pronarit të dyqanit.

Nga hetimet e kryera nga oficerët e Departamentit të Vrasjeve të Atikës, dinamika e krimit është mjaft e ndryshme nga ajo që u raportua në fillim.

Policia ka dalë në përfundimin se në momentin e të shtënave, katër anëtarë të bandës shqiptare që njihet si Grupi L, shkuan në lokal së bashku me 3 sirianët.

Sipas mediave greke ata ishin thirrur nga pronari i lokalit për të zbardhur plagosjen me thikë të djalit të mitur të këtij të fundit një ditë më parë.

Në momentin që pjesëtarët e ‘Grupit L’ kanë hyrë në lokal, aty ndodheshin të ulur duke parë ndeshjen dhe anëtarët e një bande rivale me të cilët kishin përplasje.

Në tavolinë me ta ishte dhe 37-vjeçari i cili humbi jetën dhe një grua ende e paidentifikuar.

“Grupi L” një moment ka kujtuar se ka rënë në pritë, nga një kurth i ngritur nga pronari i lokalit dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shqiptarëve të tjerë.

37-vjeçai i cili ndodhej në tavolinë me ta, mori një plagë në shpatull dhe ndërroi jetë si pasojë e gjakderdhjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026