“Hetimi s’ka lidhje me mua”, Rama sqaron pikat në dosjen e McGonigal
Duke iu referuar akuzave të opozitës për McGionigal, Kryeministri Rama tha sot se është e vërtetë që përmendet 14 herë emri i tij në aktakuzën amerikane por s’ka asgjë komprometuese.
Në fjalën e tij në Kuvend ai ka sqaruar me radhë të gjitha pikat në dosjen McGonigal, ku përmendet emri i tij.
“Përsëritet si në jerm ditë natë fjalia Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë thua se po flitet për 14 akuza. Po aktakuza ccfarë thotë vetë në këto 14 pika: Personi B operaonte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit. Po e vërtetë, ishte. Ku është komprometimi këtu?
Përmendet sërish kur McGonigal i tha Ramës që të kishte kujdes me kompanitë ruse kur bëhej fjalë për licencat e naftës. Ku është komprometimi këtu? Flitet për dhurata. Ku është komprometimi këtu?
Hera e pestë ku përmendet emri im është fakti që një udhëtim të shtatorit McGonigal nuk e ka deklaruar marrëdhënien me Kryeministrin Rama. Ku është komprometimi këtu.
Hera e gjashtë: I pandehuri McGonigal u takua me Kryeministirn Rama në Shqipëri. Ku është krimi dhe kompromentimi këtu? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Aktuakuza thotë këto që po them unë.
Hera e shtatë: Në nëntor 20, 2017 McGonigal u takua me Kryeministrin shqiptar në Shqipëri. Po shumë e saktë. Po ku është komprometimi këtu?
Hera e tetë: McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.
Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit i FBI nuk ia kam kërkuar kurrë jo se nuk do të doja por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?
E shikoni super fuqinë e botës si një byrektore. Çfarë kujtoni ju se është Departamenti i Shtetit”, tha Rama.
Pika e nëntë: Hëngri darkë me Ktryeministrin. Po e vërtetë, dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është kompromentimi këtu.
Hera e dhjetë: I akuzuari nuk raportoi takimet dhe udhëtimet. Këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve detyrën e tij. Ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im.”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West