Erion Isai: Mentalitet ulëritës, gratë akuzojnë veten kur dhunohen nga burri

3 Mars 2023 | 09:26

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se gratë akuzojnë veten për dhunën nga burri dhe ky është një mentalitet ulëritës.

“Është prezente dhuna ndaj grave. Kemi një qendër sociale që për fatin tonë të keq nuk ngelet kurrë pa punë. Është realisht e tmerrshme. Më së shumti janë zonja nga zonat rurale. Unë e përjetoj dyfish këtë problem sepse ka zonja që fajësojnë veten. Thonë se e patën ato fajin që burri u nxeh dhe ushtroi dhunë,” – u shpreh Isai.

Dy ditë më parë në kryeqytet, Dan Hutra, 40 vjeç, vrau tre gra. Tashmë i arrestuar, ai kishte vuajtur disa herë dënime në burg për dhunë në familje, vrasje dhe vjedhje. Hutra ka kryer gjithashtu përdhunimin e kunatës së tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024