“Duam Evropën, por jo me varka”- pankartat pikante nga protesta

3 Mars 2023 | 12:57

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë këtë të premte e ajo që ra në sy ishte “parada e pankartave”.

Protestuesit zgjodhën të mbanin në duar pankarta në gjuhën angleze, teksa marshonin në ambientet e jashtme të selisë së qeverisë.

Ajo që binte më shumë në sy në marshimin e tyre ishin dy kukulla të mëdha lecke të veshura si të burgosur në fytyrat e të cilave ishin vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal.

Po ashtu nuk kanë munguar pankartat e tjera me shkrime e mesazhe për qeverinë.

“Edi dhe Charlie, miq me përfitime”, “Duam të shkojmë në Europë, por jo me varka”, “Zgjedhjet në Shqipëri, në stilin e Stalinit: Rëndësi ka kush llogaritet jo kush voton”, janë këto disa nga pankartat me të cilat protestuesit janë shfaqur para Kryeministrisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026