Avokati: Vendimi i gjykatës për vulën i vonuar, e shqyrtuan si çështje të rëndomtë

4 Mars 2023 | 20:47

Avokati Redi Rama komentoi në emisionin “Review” në Euronews Albania, vendimin e gjykatës për të mos i dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Berisha.

Rama tha se çështja u shqyrtua nga drejtësia e re si një çështje e rëndomtë dhe vendimi u dha në limitet e regjistrimit në zgjedhje.

Ai shtoi se tashmë për regjistrimin në zgjedhje nuk sheh më zgjidhje ligjore nga PD Berishës, ndaj ai theksoi që zgjidhja duhet të jetë politike.

“Mendimi i gjykatës së Apelit është i vonuar në kohë. Është dhënë në limitet maksimale të regjistrimit të partive politike për zgjedhje.

Ka vepruar njësoj si të gjitha çështjet e tjera, e ka trajtuar si një çështje të rëndomtë e cila nuk ka interes për publikun.

Në një kohë që është kreht e kundërta, pasi përfshihet Partia Demokratike që është një aset kombëtar për gjithë opozitën, pavarësisht diskutimeve këtu.

Fakti që diskutohet demokracia, kur një parti nuk mund të regjistrohet dot në zgjedhje dhe gjykata nuk ka kohë të shprehet përgjatë 1 viti.

Është fatkeqësi për Shqipërinë dhe janë fajtor këta politikanë që miratuan këtë reformë në drejtësi dhe me atë vendim që dha.

Zgjidhje ligjore unë shoh pak. Kush është opozitar dhe mendon për të ndryshuar kryetarët e bashkive do të ishte mirë të gjendej në zgjidhje politike”, tha Rama.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026