Gazetari: Hutra 6 orë me kallash në rrugët e Tiranës, ngjarja e parandalueshme
Gazetari Jul Kasapi tha në emisionin Review në Euronews Albania se ngjarja e rëndë me 3 viktima nga Dan Hutra pak ditë më parë në Tiranë mund të parandalohej.
Ai kujtoi se Dan Hutra ka lëvizur për 6 orë në rrugët e kryeqytetit i armatosur me automatik dhe ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë nëse ai një moment do të ishte ndaluar nga një patrullë policie.
Ajo që më bën përshtypje në raste të tilla është se gjithmonë ka një ndarje shumë të madhe mes policisë dhe sistemit të drejtësisë. Kujtoj këtu një mesazh të ministrit të Brendshëm, policia i arreston, drejtësia i liron. Pikësëpari duhet të kuptojmë se policia në ngjarje të tilla ka parandalimin. Duke marrë shkas që ky person ka lëvizur 6-orë i pashqetësuar në rrugët e Tiranës, me kallash dhe thikë në makinë. Imagjinoni çfarë mund të ndodhte nëse do të ndalohej nga një patrullë e policisë dhe Dan Hutra të vendoste të qëllonte. Ishte një ngjarje e parandalueshme se strukturat e shtetit të hetimit të krimit kanë për detyrë të marrin informacion nga burgu, nëse kemi të bëjmë me një person kaq të rrezikshëm dhe ky është një person kaq i rrezikshëm. Policia duhet të dinte pas lirimit nga burgu ku jeton ky person dhe nëse ka kryer lëvizje të dyshimta në afërsi të banesës së ish-gruas”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Donte të më helmonte”- Hutra rrëfen përplasjet me Kurtin, apeli për drejtësinë
- Rrëfehet motra e Dan Hutrës: Vëllai edhe i vogël ka qenë i egër
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
Trump shkon me helikopter në finalen e Kupës së Botës, presidenti amerikan shfaqet pas xhamit antiplumb (FOTO)
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet