Duleviç: Drejtoritë e ujësjellësve e shpërdorojnë energjinë dhe nuk e paguajnë

6 Mars 2023 | 08:08

Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se drejtoritë e ujësjellësve janë ato që e shpërdorojnë më shumë energjinë.

Jo vetëm kaq, por sipas ekspertit këto drejtori nuk janë të rregullt as me pagesat e faturave.

“Institucioni shtetëror që e shpërdoron më tepër janë drejtoritë e ujësjellësve në të gjithë vendin dhe janë debitorët më të mëdhenj të energjisë elektrike, pra që nuk e paguajnë energjinë elektrike, ose e vonojnë pagimin e energjisë elektrike,” – u shpreh Duleviç.

Në vitin 2022 në Shqipëri, më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9,9% më pak energji.

Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5%. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21,9%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024