Eksperti: Aktualisht Shqipëria e prodhon vetë 100 % energjinë elektrike
Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se aktualisht Shqipëria e prodhon 100% energjinë elektrike nga hidrocentralet e veta.
Në këto kushte vendi ynë bën përjashtim nga vendet e tjera të rajonit.
“E prodhojmë vetë, nuk kemi nevojë të dalim ta blemë,” – u shpreh Duleviç.
Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9,9% më pak energji.
Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5%. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21,9%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s