Shqipëria në vitin 2022| Bizneset konsumuan 9,9% më pak energji, familjet 0,5%
Duket se kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare gjatë vitit 2022 i ka ndërgjegjësuar edhe konsumatorët shqiptarë që të kursenin.
Më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9,9% më pak energji.
Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5%. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21,9%.
Energjia e prodhuar u mbulua në masën 55,1 % nga hidrocentralet publike, 44,2% nga hidrocentralet private dhe koncensionare, dhe 0,7 % nga fotovoltaikët. Gjatë 2022-shit rezulton se Shqipëria ka blerë më shumë energji sesa ka shitur.
Energjia e marrë nga jashtë arriti vlerën 3,044 Gwh nga 2,253 Gwh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35,1 %.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta