Çfarë ndodhi?! Eksperti: Asnjë i gjobitur për mungesën e kursimit të energjisë
Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se asnjë person nuk u gjobit për kursimin e energjisë.
“Asnjë person nuk është gjobitur. Çfarë do të thotë? Kjo ngre dyshime se nuk ka funksionuar sepse të paktën në të gjithë vendin tonë nuk besoj se të gjithë institucionet e kanë plotësuar masën 15% të kursimit të energjisë elektrike, pra në momentin që ne nuk kemi asnjë person i cili mund të jetë gjobitur patjetër që kjo ngre hije dyshimi për të gjithë nismën,” – u shpreh Duleviç.
Më herët u mor vendimi për aplikimin e një gjobe në rast se bizneset nuk ulnin konsumin e energjisë.
Në vitin 2022 në Shqipëri, më shumë “kursimtarë” kanë rezultuar bizneset, të cilat sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumatorët jo familjarë kanë konsumuar 9,9% më pak energji.
Por edhe familjet shqiptare kanë kursyer energji gjatë 2022-shit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u ul me 0,5%. Por jo vetëm konsumi ka pësuar rënie, pasi mungesa e shirave dhe prurjeve në lumenj solli edhe ulje të prodhimit të energjisë me 21,9%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s