Shqiptarët e përdorin kripën 2-3 herë më shumë se norma
Kripa është parë prej kohësh si armiku kryesor për njerëzit që kanë probleme me zemrën, por jo vetëm me këtë kategori.
Një studim i ri sugjeron se kufizimi i tepërt i kripës mund të rrisë po ashtu rrezikun e një vdekjeje të hershme. Pra kripa është një nga ato produkte që as nuk duhet të teprohet por as të eleminohet në dozën e saj ditore.
“Shoqata e Amerikës për Sëmundjet e Zemrës” rekomandon 2-3 gramë natrium në ditë për njerëzit e shëndetshëm. Ata me insuficiencë të moderuar ose të rëndë të zemrës duhet të qëndrojnë nën 2 gram në ditë, që është pak më pak se një lugë çaji. Megjithatë, amerikani mesatar konsumon mbi 3.4 gram në ditë, sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave.
Natriumi është pothuajse në çdo ushqim, duke e bërë të vështirë për t’u shmangur.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga ekspertët e Shëndetit Publik, shqiptarët e përdorin kripën 2-3 herë mbi normën e lejuar. Konkretisht nga 5 gramë në ditë ne priremi të konsumojmë të paktën 10 gramë por edhe më shumë sesa kaq.
Një shqetësim i madh për mjekët është fakti që edhe fëmijët po ushqehen shumë keq në këtë drejtim duke shtuar këtu edhe ushqimet e gatshme që konsumojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta