Indrit Sefa dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale

6 Mars 2023 | 10:57

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në KQZ, ku ka depozituar aty kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Ky veprim ishte paralajmëruar më herët nga avokati, ku fill pas vendimit të gjykatës për vulën ai deklaroi se tashmë i hapej rrugë regjistrimit të PD-së zyrtare.

Në dalje të tij nga KQZ, Sefa tha se ky është thjesht një veprim procedurial, të cilin e bëjnë të gjitha subjektet politike.

“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit, vendosi të premten që të mos ia kalonte vulën e PD-së ish-kryeministrit Berisha, duke pranuar ankimimin e Alibeajt dhe rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026