Pas kritikave, Ronaldo dërgon avionin me ndihma për të prekurit nga tërmeti
Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur të bëjë një donacion për viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 marsit që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Ish- lojtari i Manchester United i prekur nga skenat tragjike, ka dërguar një avion të mbushur me ndihma për të ndihmuar të prekurit.
Legjenda portugeze ka paguar për transportin e tendave, pakove ushqimore, jastëkëve, batanijeve, shtretërve, ushqimit për fëmijë dhe qumështit, si dhe furnizimeve mjekësore për të ndihmuar përpjekjet humanitare në zonat e prekura të Turqisë dhe Sirisë.
Ky donacion vlerësohet në shumën e 350,000 dollarë.
Veprimi i fundit i bamirësisë së Ronaldos është duartrokitur nga fansat dhe ndjekësit e tij.
Por ka patur dhe nga ata që e kanë kritikuar për qasjen neglizhente që ai kishte në ditët e para të tërmetit dhe që e konsiderojnë këtë donacion si të vonuar.
Edhe ylli tjetër i fubollit, Lionel Messi, dhuroi 5 milionë euro nga pasuria e tij, për të prekurit nga tërmeti.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West