“Nuk ka fraksione, por pengje”- Berisha: PD është vetëm një, ajo e anëtarësisë

6 Mars 2023 | 12:45

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një konferencë për mediat, ku komentoi sërish vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.

Berisha deklaroi se në Partinë Demokratike nuk ekziston asnjë fraksion, por vetëm pengje të kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se PD është një dhe e e vetme dhe ëshët ajo që i përket anëtarësisë së PD-së.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.

Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026