“Vuçiç ultimatim ndaj BE për marrëveshjen”, eksperti: Kushti i presidentit serb
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala deklaroi se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 27 shkurt në Bruksel u shoqërua me tensione dhe kjo u vu re edhe pas deklaratave të tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shala u shpreh se neni 4 në planin franko-gjerman, i lejon Kosovës anëtarësimin në OKB, por kjo është kundërshtuar nga Vuçiç.
“Takimi ka qenë me tensione të brendshme ku tanimë këto tensione po shpërfaqen me deklarime të herë pas hershme, qoftë nga pala serbe, qoftë nga pala kosovare, sepse çështjet ndërlidhen kryesisht me anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare, të cilat Serbia po tenton me çdo kusht që ta pengojë.
Ishte neni 4 ku Kosovës i lejohet anëtarësimi në OKB dhe këtë gjë Aleksandër Vuçiç nuk e pranon sepse dihet që Kosova është ende pjesë përbërëse e Kushtetutës së Serbisë dhe nëse pranohet neni 4 i propozimit franko-gjerman apo ndonjë ndryshim, Serbia duhet të largojë Kosovën nga Kushtetuta dhe de facto do të ishte një njohje”, theksoi ai.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet