Shoqata Amerikano-Shqiptare jep 10 000 $ për familjen e policit të rënë në detyrë

7 Mars 2023 | 11:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti në takim kryetarin e Shoqatës Amerikano-Shqiptare Elton Shametaj dhe disa prej anëtarëve të kësaj shoqate. Gjatë takimit tejet miqësor, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur të pranishmit, me proceset reformuese që po kalon Policia e Shtetit, si edhe me rezultatet e arrira në luftën kundër krimit, duke mos lënë mënjanë vendosmërinë për të ndëshkuar cilindo punonjës nga radhët e Policisë që tenton të abuzojë me detyrën, duke cenuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar me praninë e familjarëve të Dëshmorit të Policisë Allaman Dervishi dhe të drejtuesve të Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar Shametajn, për solidaritetin e treguar në mënyrë të vazhdueshme, për familjarët e punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Vlerësoj shumë humanizmin tuaj dhe të anëtarëve të shoqatës, kontributin për të mbështetur dhe për të ndihmuar sadopak famljarët e Dëshmorëve të Policisë. Angazhimi juaj për rritjen e imazhit të Policisë së Shtetit në SHBA, është shumë i nevojshëm për ne dhe për këtë ju jam mirënjohës në emër të Policisë së Shtetit”, – është shprehur Drejtori i Përgjithshëm.

Elton Shametaj: “Ne ndihemi krenarë që kontribuojmë për imazhin e Policisë së vendit tonë. Pavarësisht se ne jetojmë dhe punojmë në SHBA, e ndiejmë detyrë dhe mison të përkrahim vendin tonë. Sot jemi këtu për t’i dhuruar familjarëve të njërit prej Dëshmorëve të Policisë, një çek me kontributin e të gjithë Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit. Dëshmorët e Policisë janë burim frymëzimi, akti i tyre sublim përbën obligim për të gjithë ne që të kujdesemi dhe të ndihmojmë famijarët e tyre”.

Në shenjë të këtij solidariteti, kreytari i Shoqatës Amerikano-Shqiptare Elton Shametaj i ka dorëzuar familjarëve të Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi, çekun prej 10 000 dollarësh.

Familjarët e Dëshmorit të Atdheut Allaman Dervishi kanë falënderuar përfaqësuesit e shoqatës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për solidaritetin dhe respektin e treguar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026