“E donte punën, qe i lumtur”- Varroset mes lotësh makinisti, i pranishëm Mitsotakis

7 Mars 2023 | 12:37

Është mbajtur këtë të martë ceremonia mortore e makinistit 35-vjeçar Spyros Voulgaris, i cili drejtonte trenin komercial që u përplas në aksidentin në afërsi të Larisas.

Mes lotësh, familjarët, miqtë dhe të afërmit e 35-vjeçarit përcollën për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur.

I pranishëm në ceremoni ka qenë dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Familjarët e kujtojnë makinistin si një njeri të dashur dhe të rregullt. Në deklaratat e para pas ngjarjes nëna e tij tha se 35-vjeçari e donte punën e tij dhe e bënte me përkushtim atë.

“Ai e donte punën e tij, dilte gjithmonë i lumtur. Gjithmonë thoshte “mami po iki, do të të telefonoj kur të shkoj atje, mos u shqetëso, gjithçka është në rregull”. Më kishte përmendur disa probleme, por më thoshte që kishte kujdes.  Për aksidentin e mora vesh në orën 1:30 të mëngjesit. Shkova për të fjetur dhe ndeza televizorin. Pashë aksidentin e trenit që po shkonte në Selanik  “fëmija im është brenda”, bërtita. Isha përgatitur për më të keqen”, deklaroi nëna e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026