Petro Koçi: Berisha e sakrifikoi Belind Këlliçin, e di që do humbasë në Tiranë
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e sheh si të paracaktuar garën për kryebashkiak të Tiranës, ku sipas tij, Erion Veliaj do e mundë Belind Këlliçin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka sakrifikuar Këlliçin duke e kandiduar, pasi e di që ky i fundit do humbasë.
“Kjo është një garë e paracaktuar në rezultat. Qëllimi ynë është që të marim një rezultat maksimal, sepse llogarisim gjithmonë zgjedhjet e ardhshme politike. Na duhet një rezultat maksimal. Këto zgjedhje janë të paracaktuara. Nga pikëpamja personale, unë mendoj që janë të pakrahasueshëm.
Unë mendoj që Berisha e ka sakrifikuar Belindin duke e kandiduar. Është një garë në të cilën ai do të dështojë. Mund të ishte më mirë duke qenë deputet, duke fituar përvojë edhe për sfida të tjera. Për mua e ka hedhur në rrugë”, theksoi ai.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 14:33 Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime
- 14:27 Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve
- 14:23 Anija luftarake ruse zhvillon stërvitje me armë zjarri pranë brigjeve britanike
- 14:05 International Half Marathon & Minimarathon Enkelana, ja rrugët që do të bllokohen për qarkullim në Pogradec
- 14:00 Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar
- 13:57 Mbi 1 milion makina në Shqipëri, rritje 9% në vitin 2025, shtohen makinat elektrike