Efektivët e policisë surprizojnë mësuesit me buqeta me lule

7 Mars 2023 | 16:05

Kjo e mërkurë shënon dhe ditën kur 33 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë festojnë festën e 7 Marsit.

Me lule, kartolina dhe dhurata në duar, nxënësit kanë nderuar mësuesit e tyre në shenjë falenderimi.

Por nuk kanë qenë vetëm nxënësit ata të cilët kanë surprizuar mësuesit e tyre, efektivë të Policisë së Shtetit kanë zgjedhur të ndajnë në shkolla buqete me lule për arsimtarët që edukojnë brezin e ri.

“Punonjësit e Policisë ndeshen çdo ditë me mësuesit e tyre, në rrugët e qarqeve ku kryejnë shërbimin. Të përzgjedhur për të mbajtur uniformën e Policisë së Shtetit, ata nuk janë më nxënës të vegjël, por garantë të denjë të ligjit dhe shtetit, të cilët gjatë patrullimit mëngjeseve të shkollës, gjejnë gjithmonë rastin të thonë “Punë të mbarë mësuese!”

Policia e Shtetit uron të gjithë mësuesit, gëzuar 7 marsin. Gjithnjë të gatshëm për bashkëpunëtorët tanë kryesor, për edukimin e një shoqërie larg fenomeneve kriminale dhe që shkolla të mbetet tempulli i dijes, ku sundojnë libri, rregulli dhe normat më të mira qytetare”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026