“Tragjike kjo që po kalon familja ime”- Përcillet në banesën e fundit 35-vjeçari

7 Mars 2023 | 16:25

Është mbajtur këtë të martë ceremonia mortore e makinistit 35-vjeçar Spyros Voulgaris, i cili drejtonte trenin komercial që u përplas në aksidentin në afërsi të Larisas.

Mes lotësh, familjarët, miqtë dhe të afërmit e 35-vjeçarit përcollën për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur.

Në një gjendje të rënduar emocionale, babai i 35-vjeçarit gjeti forcën për të shprehur ngushëllimet për të gjithë familjarët e viktimave të aksidentit.

“Është kaq tragjike ajo që po kalon familja ime. Drejtësia do ta zbulojë se kush e ka fajin. Ai donte të punonte si makinist, personalisht unë nuk doja. Ai la atë që donte. Do doja te kisha një këmbë në varrimin e djalit tim djalin dhe tjetrën në varrimin e fëmijeve të tjerë, doja t’u shprehja ngushellimet e mia te gjithëve dhe sidomos bashkëshoqëruesit të djalit, Dimitris.”, tha ai pas varrimit i ati, Panagiotis.

I pranishëm në ceremoni ka qenë dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026