Thirrja e Kasos: Celibashi mund ta shpëtojë procesin, ka 2 zgjidhje dhe 2 fotografi!

Ivi Kaso
8 Mars 2023 | 21:53

Sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka në dorë të shpëtojë procesin zgjedhor.

Kaso shpjegoi se nesër, që është afati i fundit për regjistrimin e partive, Celibashi duhet të marrë parasysh faktin se dokumentacioni i Alibeajt tregon një fotografi të vjetër të PD.

Sipas tij, regjistrimi i fundit i Bashës si kryetar është ai i 2018, pasi në 2021 nuk mundi të regjistrohej për shkak të një ankimimi.

“Nëse do bënte pa kujdes, të merret kronologjinë e regjistrimeve, do shihet se regjistrimi i fundit që paraqiste Basha si kryetar është ai i 2018. Celibashi duhet të ketë parasysh që dokumentacioni i Alibeajt tregon një fotografi të vjetër, deputetë që dikur e mbështesnin Bashën sot thonë që ai është i dorëhequr. Procesi i fundit ligjor i 2021 nuk është regjistruar për shkak të një ankimimi”, tha Kaso.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026