Eksperti i sigurisë rrugore: Nëse e paguan brenda 30 ditëve, gjoba ulet me 20%
Eksperti i sigurise rrugore, Islam Qibini deklaroi se është bërë një propozim për ndryshim të dispozitës në Kodin Rrugor, sa i përket likuidimit të gjobave.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Qibini u shpreh se është propozuar që nëse gjoba paguhet brenda 30 ditëve, të ulet me 20%.
“Ishte e domosdoshme të bëheshin disa ndryshime përsa i përket likuidimit të gjobave. Nëse ti e paguaje brenda 5 ditëve ulej 20%, tani është propozuar që brenda muajit, nëse një qytetar e likuidon gjobën brenda 30 ditëve, ulet 20%. Kjo është diçka pozitive që u shërben të gjithë qytetarëve.
Problemi është sa i përket rritjes së shpejtësisë. Është bërë një propozim, nga 90 km/h në rrugët interurbane dhe kryesore, të kalojë në 130 km/h në autostrada, mendoj se është një propozimin e parakohshën, pasi nuk kemi infrastrukturën e përshtatshme”, theksoi ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur