Analisti: Berisha me kandidatë të pavarur në zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha
9 Mars 2023 | 09:46

Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lajmin e konfirmoi analisti Sidi Hasanaj në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas Hasanajt, vendimi i Apelit e thelloi më shumë armiqësinë mes dy grupimeve në PD dhe palët janë të detyruar që të shkojnë të ndarë në zgjedhje.

“I dha një nivel tjetër armiqësisë brenda dy grupeve të PD-së. Megjithatë, unë do të tregohem pak optimist dhe e shikoj që drita në fund të tunelit për të djathtën dhe Partinë Demokratike nuk është larg.

Sipas informacioneve që kemi, zoti Berisha ka vendosur që të dalë me kandidatë të pavarur, në këtë formë t’i prezantojë kandidatët e Primareve. Partia Demokratike zyrtare është e detyruar të dalë me dy kandidatë”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026