Euronews siguron emrat e dy kandidatëve të PS në Vlorë dhe Sarandë
Euronews Albania ka siguruar emrat e kandidatëve që Partia Socialiste pritet të garojë në bashkinë e Sarandës dhe Vlorës.
Burime për Euronews konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Vlorës pritet të jetë Ermal Dredha.
Ndërkohë që kandidati i PS në Sarandë pritet të jetë Olti Çaçi.
Çka do të thotë se nuk do te kemi një rikandidm të dy kryebashkiakëve socialistë që drejtojnë këto bashki në jug të vendit, për Vlorën Dritan Leli dhe për Sarandën Adrian Gurma.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars.
25 marsi rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.
Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gatin ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.
LEXO GJITHASHTU:
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 12:52 E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange
- 12:47 Tërmeti në Japoni, shkon në 50 numri i të plagosurve! Ndërpritet energjia elektrike dhe udhëtimet
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital