Conte drejt largimit, lojtarët e Tottenham kërkojnë rikthimin e trajnerit Pochettino

Antonio Conte
10 Mars 2023 | 14:19

Tottenham ka zhgënjyer edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminua nga Milani me rezultatin në total 1-0. Londinezët po kalojnë një situatë jo shuëm të mirë dhe në kampionat, ndërsa nën akuzë është trajneri Conte.

Italiani duket se do të marrë përsipër peshën e dështimit, ndërsa veç kritikave nga pronarët e klubit, tashmë kundra i kanë dalë dhe lojtarët.

Sipas asaj çka raportojnë mediat britanike, futbollistët kanë kërkuar rikthimin në pankinë të trajnerit Mauricio Pochettino. Ish-mbrojtësi argjentinas, pas aventurës me skuadrën e PSG është pa ekip, ndërsa nuk do t’i përgjigjej negativisht një kërkese të londinezëve.

Kujtojmë se Pochettino ka drejtuar skuadrën e Tottenham në periudhën 2014-2019, ndërsa ngërçi që po kalonte skuadra bëri që drejtuesit e klubit të vendosnin për shkarkimin e tij.

Ikja e tij u pasua nga Jose Mourinho, Mason e më pas Nuno Espirito Santos, por asnjëri nuk mundi të kthente shkëlqimin tek kjo skuadër. Ardhja e Contes në vitin 2021 u cilësua një transferim që do të sillte fryte, por sërish nuk ndryshoi asgjë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025