“Ai aks, kurth për njerëzit”- Ahmeti: Po të isha prokuror do kisha arrestuar 20 veta
Ish shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me sigurinë rrugore në vend. Ahmetaj u ndal te segmenti rrugor nga Casa Italia te mbikalimi i Rinasit të cilin e quajti si një kurth për njerëzit.
Ahmeti tha se ky segment rrugor ka gabime të mëdha inxhinierike, të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Ai shtoi se po të ishte prokuror do të kishte marrë në ndjekje penale të gjithë personat që kanë ndërtuar këtë aks interurban.
“Po të jem prokuror do të kisha marrë 20 veta në përgjegjësi penale për rrugën nga Casa Italia deri te mbikalimi për të ikur në Rinas. Është një segment i ndërtuar si një kurth. Me kapacitetin që kam unë, të kufizuar në këtë fushë, pavarësisht se kam kompetencën si mbikqyrës, si polic rrugor, aty janë gabime inxhinierike të jashtëzakonshme. Ajo pjesë interurbane është një kurth për drejtuesit e mjeteve.
Janë 30 mijë detale të bashkuara bashkë, në një moment për arsye njerëzore ose mekanike mund të humbet kontrolli dhe mund të vdesin njerëzit për shkak se nuk janë zbatuar kushtet.
Siguria rrugore është parandalim dhe minimizim, çfarë ke parandaluar hajde të flasim, çfarë minimizon nëse ndodh?”, tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve