“Forcat Detare s’do kishin asnjë copë tokë”, Meçollari: Do i jepej e gjitha privatit

12 Mars 2023 | 21:21

Ish-zëvendës komandati i Forcave Detare, Artur Meçollari tha se sipas VKM-së së hartuar e gjithë sipërfaqja e bazës detare të Limionit do të merrej me qira nga privati, ndërsa Forca Detare do të kishte në këtë pronë vetëm një bankinë.

“Sipas kësaj VKM-je e gjithë sipërfaqja, pra 40 mijë metër katror është dhënë e gjitha pa i dhënë asnjë metër katror Forcës Detare. Ministrija e Mbrojtjes ka thënë se do jepet e gjithë më qira dhe të ndërtohej një bankinë.

Pra ideja është këtu, ne do ia jepnim privatit dhe privati në atë tokë që na e kishte marrë ne me qira do na jepte një bankinë. Forcat Detare nuk do të kishin tokë, por vetëm një bankinë, që do na e jepte privati”, – tha për Euronews Albania Artur Meçollari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026