45-vjeçarja gjirokastrite: Tik Tok më shëroi, ishte si një shenjë nga Zoti

13 Mars 2023 | 07:34

Ajo quhet Mimoza Kore dhe në Tik Tok mund ta gjeni me profilin e saj “Te Moza”. Është një zonjë shumë e dashur nga Gjirokastra, 45 vjeçe, e martuar dhe ka dy vajza qe studiojnë për mjekësi.

I është përkushtuar shumë Tik Tok dhe poston herë pas here video shumë natyrale, shumë funny, ka sens humori dhe kjo bën që vajzat dhe zonjat ta ndjekin dhe të blejnë veshjet që ajo reklamon.

Moza ka mbaruar vetëm shkollën e mesme sepse nuk pati mundësi të vazhdonte të lartën. Prej 23 vitesh ka hapur një biznes rrobaqepësie dhe rrobat qe shet i merr ne Selanik si edhe qep vetë.

Në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania ajo tha se Tik Tok shërbeu si terapi që e shëroi nga gjendja e rëndë emocionale që kishte përjetuar pas një problemi familjar.

“Është një punë që më bëri shumë të lumtur dhe më shëroi. Pata një problem nga ana psikologjike, kalova një dallgë të themi, një problem familjar dhe e përjetova keq, një moment depresioni. Përballja me Tik Tok më përmendi, ishte një shenjë nga Zoti. Ishte një sfidë e radhës, gati 2 muaj ishin të vështirë për mua, sidomos darka, por mëngjesi është i bukur”, tregoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024