A është Moza gjirokastritja më e famshme në Tik Tok? Ja si përgjigjet ajo…
Ajo quhet Mimoza Kore dhe në Tik Tok mund ta gjeni me profilin e saj “Te Moza”. Është një zonjë shumë e dashur nga Gjirokastra, 45 vjeçe, e martuar dhe ka dy vajza qe studiojnë për mjekësi.
I është përkushtuar shumë Tik Tok dhe poston herë pas here video shumë natyrale, shumë funny, ka sens humori dhe kjo bën që vajzat dhe zonjat ta ndjekin dhe të blejnë veshjet që ajo reklamon.
E pyetur nga moderatori i emisionit Good Morning Albanians në Euronews Albania, Flori Gjini se a është ajo gjirokastritja më e famshme në Tik Tok, Moza përgjigjet duke qeshur:
“Ndoshta po. Them se po, shpresojmë. Të gjithë më thonë sa të bukura i bën videot. Në qytet janë bërë xhelozë, se thonë po merresh më shumë me Tik Tok dhe sikur na ke lënë pas dore, por unë i dua shumë të gjithë klientet e mia në Gjirokastër”, tregon Moza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:37 Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave