Masakra në Tiranë, Fatjon Murati nuk ishte shënjestra. Gazetari zbulon detajet

Masakra në Tiranë
13 Mars 2023 | 10:02

Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania, se shënjestra e atentatit të djeshëm mund të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, pronarit të lokalit ku humbi jetën banakierja dhe ku u plagosën 5 persona të tjerë.

“Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë Sehit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Ai duhet të ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, por nuk është gjetur në banesë. Fatjon Murati ka dyshime të jetë larguar jashtë territorit shqiptar, nuk dihet nëse është bërë njoftimi në kufi, për parandalimin e arratisjes së tij. Ai njihet si mik i një shtetasi tjetër Endrit Dokle. Sipas informacioneve, mund të kenë qenë 2 apo tre autorë që kanë qëlluar nga jashtë, nuk dihet nëse autorët kanë pasur dijeni se kush ndodhej në lokal.

Aty humbi jetën banakierja e pafajshme dhe u plagos nga ciflat e xhamit një vajzë 10-vjeçare. Sa i përket automjetit të gjetur afër Bubqit, ku janë dalluar edhe dy armë zjarri kallashnikovë, është duke u këqyrrur automjeti, por fakti që është konstatuar kaq vonë nga policia është një e dhënë që duhet të merret me rezeva.

Nuk dihet nëse automjeti i gjetur përkon me të dhënat që ka siguruar policia nga kamerat e sekuestruara pas ngjarjes për të parë itinerarin se si ka lëvizur autori. Kjo ngjarje e rëndë, ku u qëllua me breshëri në një mjedis publik, pa patur një shënjestër konkrete. Megjithatë  lidhja e kësaj ngjarje bëhet me xhaxhain e Fatjon Muratit, Sehit Murati i cili është i plagosur”, – tha për Euronews Albania gazetari Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026