EMRI| Humbi në Karaburun, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore gruaja
Një 64-vjeçare nga Tirana humbi kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turistike të dielën, të cilët ndodheshin në Karaburun për të eksploruar natyrën.
Burime bëjnë me dije se shtetasja Drita Elezi është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore nga ekipet e kërkim shpëtimit.
64-vjeçarja humbi kontaktet me grupin që po eksploronte gadishullin për shkak të mjegullës.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti, duke u finalizuar me sukese.

Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:
Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.
Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nutricionisti nuk pi ujë prej vitesh: E marr vetëm nga frutat dhe perimet
- “Do jetoj mbi 150 vjeç sepse kam zgjedhur të mos pi ujë”-deklarata e nutricionistit
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve