Deputeti përjashtohet nga parlamenti, arsyeja: Nuk shkoi kurrë në punë
YouTuber-i i famshëm i kthyer në deputet do të bëhet i pari ligjvënës japonez i cili do përjashtohet nga parlamenti pa hyrë fare në të.
Yoshikazu Higashitani u përjashtua të martën nga kolegët e tij të senatit sepse ai nuk u paraqit kurrë në punë.
Sipas BBC, ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë seancë parlamentare që prej kohës kur u zgjodh në detyrë shtatë muaj më parë, ndaj komisioni i disiplinës vendosi t’i hiqte statusin e deputeti.
Votuesit e kishin zgjeshur zotin Higashitani në Dhomën e Lartë në muajin korrik të vitit të kaluar. Ai njihej më tepër si GaaSyy në YouTube, ku e mori famën për shkak të videove me thashetheme për të famshmit.
Përjashtimi është dënimi më i rëndë që mund të marrë një ligjvënës në Japoni. Kjo masë është marrë vetëm dy herë që nga viti 1950 dhe kjo është hera e parë që një deputet përjashtohet për shkak të mos shfaqjes asnjëherë në puna.
Ligjvënësi i cili ka marrë nofkën “Deputeti i pashfaqur”, besohet se jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas mediave japoneze, ai deri më tani ka refuzuar të marrë pjesë në parlament sepse ka frikë se do të arrestohet për akuza për mashtrim dhe pretendime për shpifje nga të famshëm, raportojnë mediat japoneze.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve