Ngërçi në PD, ekspertja: Demokratët mund të futen në zgjedhje në dy koalicione

14 Mars 2023 | 13:44

Ngërçi në Partinë Demokratike mund të bëjë që ajo të futet në zgjedhje e përfaqësuar nga dy koalicione, kështu tha Gerta Meta ekspertja e Çështjeve Zgjedhore për Euronews Albania.

E pyetur se si mendon se do të zgjidhet çështja e futjes apo jo në zgjedhje e Partisë Demokratike, Meta tha duket se e vetmja zgjidhje që do i mbetet është që të dyja grupimet e Partisë Demokratike të krijojnë koalicione me parti të tjera.

“Në këtë moment që jemi, ashtu si grupi i zotit Berisha ka deklaruar se do të futet në zgjedhje me koalicion.

Kam idenë varianti i vetëm  edhe për grupin tjetër të Alibeaj është krijimi i një koalicioni tjetër, duke zgjedhur një udhëheqës koalicioni dhe mund të futen në zgjedhje.

Nuk e di sa e çuditshme mund të jetë që Partia Demokratike të futet në zgjedhje me dy koalicione njëkohësisht, është një situatë e paprecedentë”,-tha ekspertja Meta.

Ndiqni intervistën e plotë këtu: 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024