Zbulohet koalicioni i Berishës, cilat janë partitë që do t’i bashkohen
Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar për Euronews Albania se cilat do të jenë partitë që do i bashkohen koalicionit të ish-kryeministrit Berisha.
Ai tha se pjesë e koalicionit do të jenë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe PBDNJ.
Sipas gazetarit, ky koalicion i jep mundësinë deputetëve demokratë të futen në zgjedhje pa pasur nevojë për mbledhjen e firmave.
“Sot pritet të jetë dita vendimtare sa i takon përcaktimit të emrit të koalicionit, por edhe të bërje së koalicionit, me të cilin zoti Berisha do të paraqesë kandidatët e tij të dalë nga primaret e 14 majit.
Nga burimet e deri tanishme bëhet fjalë për Partinë e Lirisë, PDK-së së drejtuar nga zoti Nard Ndoka dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga zoti Dule.
Ky koalicion do t’i krijonte mundësinë zotrit Berisha që t’i paraqiste kandidatët e tij dhe tij në zgjedhje dhe ti regjistronte pa pasur nevojën e mbledhjes së firmave, një variant që është diskutuar gjatë ditëve të fundit, për t’i nxjerrë kandidatët me propozime dhe me firma të mbledhura nga qytetarët.
Firmat janë mbledhur por për llogari politike dhe elektorale që janë bërë në selinë Blu është menduar që futja në zgjedhje e kandidatëve të bëhet përmes koalicionit, PL, PBDNJ dhe PDK”, – tha për Euronews Albania Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë