Manastirliu në OKB: Shqipëria progres në shërbimet digjitale
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po merr pjesë në Sesionin e 67-të të Komisionit për Statusin e Gruas që po zhvillon punimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë fjalës së saj në OKB, Ministrja Manastirliu tha se Shqipëria ka bwrw progres në lidhje me fuqizimin e grave dhe vajzave dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale, si një mjet që ka rritur aksesin në shërbimet publike.
“Shqipëria ka bërë progres në drejtim të shërbimeve digjitale. Përmes platformës e-Albania janë më shumë se 1220 shërbime të cilat aksesohen; janë më shumë se 2.7 milion përdorues, ku 53% e të cilëve janë gra, që tregon se sa shumë shërbimet digjitale kanë përmirësuar dhe kanë rritur aksesin në shërbime dhe se sa shumë gra përfitojnë nga shërbimet digjitale, duke marrë shërbime të cilat janë tashmë pa barriera, pa burokraci dhe që kanë mundësuar përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave në shoqëri”,- theksoi Ministrja Manastirliu.
Duke folur për shtrirjen më tej të shërbimeve online, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se: “Qoftë përsa i përket strategjive sektoriale dhe qoftë edhe në ombrellën e strategjisë për zhvillim dhe integrim europian, e sapo miratuar nga Këshilli i Ministrave është vendosur një fokus i veçantë tek shtrirja e shërbimeve digjitale, në mënyrë që të rritet aksesi në shërbimet publike, që ka lidhje direkt me fuqizimin ekonomik të gruas dhe mbështetjen përsa i përket programeve të fuqizimit në bujqësi, ato të mbështetjes në shëndetësi apo në shërbimet sociale, por edhe në shërbime të tjera publike, fokusi i rëndësishëm i është vënë zgjerimit të bazës së shërbimeve online, si një mjet i rëndësishëm për uljen e barrierave, për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe mbi të gjitha për fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave tona”.
LEXONI GJITHASHTU
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas