“T’i themi stop vjedhjes”, Sali Berisha: Më 14 maj vendoset fati i demokracisë
Sali Berisha i konsideron zgjedhjet lokale të 14 majit, si më të rëndësishmet pas atyre të zhvilluara në vitin 1992.
Gjatë prezantimit të kandidatit të Primareve për Bashkinë e Vaut të Dejës, Zef Hila, Berisha u shpreh se në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.
“14 maji është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë.
Nuk do të harrojmë kurrë se kombet kanë patur në histori fatkeqësitë më të mëdha nga monizmat, ideologjike, doktrinarë, marksistë-lelinistë, nga monizmat teokratike, si ky që bazohet në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve. Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar për ti thënë stop vjedhjes monstruoze të qytetatëve shqiptarë nga kjo qeveri”, theksoi ai.
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 14:38 Vatër zjarri në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës (VIDEO)
- 14:29 Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve
- 14:16 “Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq
- 13:59 Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, vihen në pranga dy persona në Durrës (EMRAT)
- 13:55 Medvedev: Izraeli i pakënaqur me marrëveshjen SHBA-Iran, mund të kërkojë veprime të mëtejshme
- 13:49 Kreu i PD-së: Mbështesim protestën, pesë kërkesat e qytetarëve kanë qenë edhe betejat tona