Cila PD mbetet jashtë zgjedhjeve? Ja si përgjigjet Kreshnik Spahiu
Analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se nga vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, për mos regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale, përfitojnë të gjithë aktorët politikë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu se përfituese është Partia Socialiste, e cila e çon drejt shkrirjes Partinë Demokratike.
Spahiu tregoi edhe arsyet pse Berisha e Basha përfitojnë nga vendimi i Celibashit.
“Nga vendimi i Celibashit kanë përfituar të gjithë. Pse fitojnë të gjithë nga vendimi i Ceibashit? Fiton Partia Socialiste sepse e çon drejt kolapsit të plotë dhe drejt shkrirjes Partinë Demokratike. Përfiton Sali Berisha, sepse Berisha e shmang nga lufta dhe hyn unike në zgjedhjet e 14 majit. Përfiton grupi anti-Berishë, i Bashës dhe ALibeajt, që presin rezultatin dhe humbjen e Berishës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 13:19 Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën
- 13:03 Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)
- 12:40 Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma
- 12:15 Rama ironizon influencerët: Protesta është kthyer në treg klikimesh dhe vëmendjeje, patriotë që s’ia kanë haberin punës