Durda: Mediu, fajtori i Gërdecit, dha urdhrin që të silleshin armët në fabrikë

15 Mars 2023 | 17:54

Zamira Durda e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit tha se edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga ajo ditë, nuk është vënë drejtësi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se akuza për shpërdorim detyre për zyrtarët duhet të ndryshojë me patjetër.

Ajo ka lëshuar akuza ndaj ish-ministrit Fatmir Mediut duke thënë se fajtor i vetëm për  tragjedinë është vetëm ky i fundit.

“Akuza  shpërdorim detyre për vrasjen e 26 personave duhet të ndryshojë se s’bën. Pa urdhrin e ish-ministrit të mbrojtjes nuk mund të dilnin këto municione nga depot. Këto municione kanë qenë në depo. Urdhri atij bën që ata të dilnin në Fushë të Hapur. Fajtor për këtë tragjedi është Fatmir Mediu. Fajtor janë të gjithë që nga presidenti deri te kryeplaku I fshatit në atë kohë. Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë. Duam drejtësi. Tek unë s’ka ndikuar aspak politika, as s’më ka ndihmuar dhe as s’më ka implikuar”- theksoi ajo.

Ajo shpreson që dosja e Gërdecit të zbardhet ndërsa shtoi se çdo informacion e dërgon në Strasburg.

“Kam besim se dosja e Gërdecit do të zbardhet. Nëse SPAK nuk zbardh çështjen e Gërdecit kot është. E kam dosjen të hapur, çdo vendim që merret këtu, informohet dhe Strasburgu.  Zbardhjen e Gërdecit e kam kthyer në motiv të jetës time”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023