Kafe në arrë kokosi, lokali unik në Shkup, u bë i famshëm falë rrjeteve sociale
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit që mbledh rreth vetes përjetimet e shijet më të veçanta të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, fshihet një vend i çmuar nga vendasit dhe turistët. Në vetëm 9 metra katror, bëhen kafetë më të përfolura, kafe të servirura në arra kokosi.
Kafeneja unike me emrin “Mola” që në turqisht do të thotë pushim, është biznes i 28 vjeçarit Jasin Ahmeti.
“Mendova të bëj diçka më ndryshe, ndonjë produkt ose pije ndryshe dhe më erdhi ideja të bëj kafe në kokos. Por nuk e dija se si do e pranonin njerëzit këtë gjë. Nuk e dija nëse do ta blejnë njerëzit pasi që u desh që të blej shumë gjëra ndërsa nuk e dija nëse do të shitet. Kjo ishte një dilemë por më tej njerëzit e pëlqyen, postova foto në instagram dhe filluan të vijnë më shumë njerëz, të dëgjojnë për kafeterinë dhe tani jam i kënaqur”- ka thënë Jasin Ahmeti, pronar biznesi.
Jasini e ka nisur këtë biznes në kulmin e pandemisë, në moshën 24 vjeçare. Ai është përballur gjatë kësaj kohe me momente të vështira.
“Kisha disa para që i kisha ruajtur kur kam punuar diku tjetër dhe ndodhi pandemia, kur mbeta pa punë mendova se ato para veçmë po i harxhoja, dhe nëse nuk të kisha bërë një hap para, edhe ato para që i kisha do i harxhoja. Në fund mbeta pa zgjidhje dhe thash ok do e hap këtë lokal…”- shtoi ai.
Nuk i kishte mundësitë dhe kushtet e barabarta me lokalet e tjera, por reklamimi i mirë në rrjetet sociale i kafesë unike por edhe pijeve të shëndetshme e rriti namin e lokalit shumë shpejtë.
Plane nga dy të rinjtë që cakërrojnë gotat duke pirë ujin e kokosit.
“Ka kohë që e kam parë këtë kafe këtu dhe më bëri përshtypje. Kafja e servirur në arrë kokosi është unike. Nuk e kam parë në asnjë vend këtë gjë.”
“Jam për herë të parë këtu. Më pëlqen më shumë kjo pjesa ku ka kafe, ndërsa pjesën tjetër të pijeve do e provoj herë tjetër”- shprehen qytetarët në Shkup.
Jasini ka pasur disa oferta për ta zgjeruar biznesin por frikësohet nga humbja e shpirtit të këtij lokali 9 metër katrorësh që e njeh në çdo detaj.
“Ka pasur disa oferta por nuk do të doja ta humb shpirtin e kësaj kafeterie të vogël. Do doja të bëj diçka vetë. Të kem më shumë vend jashtë. Terasën ta kem me më shumë tavolina. Të munden të vijnë më shumë njerëz për të pirë kafe.
Çmimet e larta të produkteve bazë për përgatitjen e pijeve të tij por edhe qiraja dhe faturat e energjisë elektrike e kanë dobësuar këtë biznes të vogël gjatë periudhës së fundit, por sërish Jasini nuk i ka ndryshuar çmimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve