Përplasjet në zgjedhje, Ylli Manjani: Nuk përjashtohen vrasjet…
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron një situatë të tensionuar politike në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se në vend nuk përjashtohet më asgjë, duke filluar që nga shkeljet e fundit, si në rastin e regjistrimit të PD e deri te vrasjet.
Sipas Manjanit, paligjshmëria nuk ka kufi dhe ligji nuk funksionon.
“Nuk jemi më në situatë ligjore. Pati një moment Ilirjan Celibashi që tentoi të lexonte ligjin, por edhe atë e rrëzuan sot. Kjo është e gjithë historia e përgatitjes së zgjedhjeve. Si do shkojë?
Këtu nuk përjashtohet më asgjë, duke filluar që nga shkeljet e fundit deri te vrasjet, nuk është çudi. Paligjshmëria nuk ka kufi më këtu tani, ka dalë ligjia nga fuqia, nuk ka më ligj”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 12:00 Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Pogradec-Lin, humb jetën një grua
- 11:53 Lëndë plasëse në portën e një banese në Tiranë, vetëm dëme materiale
- 11:50 Gjendet i pajetë 25-vjeçari në një banesë në Astir, hetimet e para
- 11:46 Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin
- 11:26 Operacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, të arrestuarit dalin para gjykatës
- 11:18 Gjirokastër, Gjykata lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari